Pas kësaj deklarate, mund të themi se të gjithë ata që e kanë ndjekur dhe e kanë pasuar të Dërguarin e Allahut, (Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të dhe mbi familjen e tij!), do u quhet vepër që konsiderohet e njejtë me ndjekjen dhe pasimin e rrugës së Allahut. Ata duhet të jenë të kapur fort pas Kur'anit dhe pas traditës së Familjes Profetike, (Paqja qoftë mbi të gjithë ata!), së cilës i është besuar tradita profetike. Këta njerëz duhet gjithashtu, të jenë bësnikë dhe të kapur fort pas fjalëve të shokëve besnikë dhe të sinqertë të Profetit të nderuar, (Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të dhe mbi familjen e tij!).
Ndjekja e këtyre hapave dhe një orientim i tillë i besimtarit është ajo që në gjuhën arabe quhet “el-mushajeah”, ose pasimi dhe ndjekja e një rruge apo e një tradite. Kjo, pra, është ndjekja dhe pasimi i Kur'anit Famëlartë. Më konkretisht kjo është ndjekja dhe pasimi i Profetit tonë të dashur, (Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të dhe mbi familjen e tij!). Kjo është ndjekja dhe pasimi i traditës së nderuar të Familjes së Profetit, (Paqja qoftë mbi ta!).
Në fakt, pasimi dhe ndjekja e rrugës së Kur'anit Famëlartë nuk është gjë tjetër, përveçse përgjigje ndaj thirrjes profetike për ta ndjekur dhe për ta pasur atë. Kështu, pra, në të gjitha format dhe mënyrat e mundshme të trajtimit të çështjes, ndjekja e Kur'anit Famëlartë dhe e traditës së Familjes së Profetit është ndjekje dhe pasim i devotshëm i vetë Profetit tonë të dashur Muhamedit, (Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të dhe mbi familjen e tij!). Pasimi dhe ndjekja e Profetit tonë, referuar dëshmisë së vetë Kur'anit, është pasim dhe ndjekje e rrugës së Allahut të Madhëruar.
Nga ana tjetër, për sa kohë do të pasojmë dhe do të ndjekim anëtarët e Familjes së Profetit, do të jemi ndjekës dhe pasues të miqve, të shokëve dhe të besnikëve të tyre, të cilët janë përpjekur dhe kanë luftuar me sinqeritet dhe devotshmëri për të përcjellë mesazhin e Familjes së Profetit, (Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të dhe mbi familjen e tij!).
Gjithashtu, për sa kohë do të jemi prej ndjekësve të Profetit të nderuar (Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të dhe mbi familjen e tij!), jemi njëherësh pasues dhe ndjekës të shokëve dhe pasuesve të tij besnikë e të sinqertë. Për sa kohë do të jemi prej pasuesve të Allahut të Lartësuar, do të konsiderohemi prej ndjekësve dhe pasuesve besnikë të të gjithë profetëve të Tij. Duke ndjekur dhe duke pasuar të gjithë profetët dhe të dërguarit e Allahut, ne jemi bërë menjëherë pauses dhe ndjekës të gjithë atyre njerëzve, të cilët deklarohen në teori dhe në praktikë si mëkëmbës të Zotit në Tokë.
Write a comment