Kjo lloj ndjesie, (që është ndjekja e Allahut të Madhëruar, në kuptimin e nënshtrimit dhe të dorëzimit ndaj Tij si Krijuesi i gjithçkaje) është një ndjesi e ngulitur thellë mendjeve dhe në shpirtërat e profetëve. Kjo është një ndjesi që e ka origjinën tek zanafilla e tyre e krijimit.
Ata janë produkte të natyrshme të shtyllave kurrizore dhe të mitrave të pastra. Këta njerëz janë ata, të cilët e kanë kuptuar dhe e kanë jetuar deri në imtësi “et-tesheju” dhe “el- mushajeah”, ndjekjen, pasimin dhe nënështrimin ndaj Allahut të Madhëruar. Për këtë arsye, kur erdhi mesazhi hyjnor i mbuloi dhe i mbushi zemrat e tyre. Kështu, pra, ata erdhën tek Zoti i tyre me zemra të pastra.
Gjithashtu, prej ajetit: “Pa dyshim që një nga ithtarët e besimit të tij (Nuhut), ishte Ibrahimi”, mund të kuptojmë se zemra e tij ka qenë e pastër që në fillim të herës. Që në momentet e para të vetëdijes së saj, zemra e tij ka qenë e mbushur me dashurinë për Allahun! Mbështetur në aftësitë tona përceptuese dhe për të kuptuar, mund të themi se është një përkujdesje e vecantë dhe speciale hyjnore që ofrohet për profetët dhe pejgamberët përpara se ata të bëhen të pranishëm fizikisht në këtë botë. Kjo përkujdesje e veçantë i shoqëron ata edhe gjatë jetës së tyre fizike.
Write a comment